0030 210 33 18 483

Zyrtare: Platforma elektronike për rinovimin hapet në 16 nëntor

TV TRIBUNA 12 Nentor 2021

Në Fletoren Zyrtare të qeverisë greke është publikuar të premten pasdite akti normativ me numër 374365 dhe titull “Aplikimi elektronik i kërkesave për rinovimin e lejeve të qëndrimit”.

Në aktin normativ të firmosur nga ministri i emigracionit dhe azilit, Panajotis Mitarakis, neni 1, thuhet ndër të tjera:

Kërkesat e qytetarëve të vendeve të treta për rinovimin e lejeve të qëndrimit, buletineve të qëndrimit dhe buletineve të qëndrimit të përhershëm ... do të paraqiten tash e tutje ekskluzivisht nëpërmjet shërbimeve elektronike të ministrisë së emigracionit dhe azilit.

Neni 2, Procedura e aplikimit

1. Aplikimi elektronik i qytetarit të vendit të tretë bëhet detyrimisht nëpërmjet shërbimeve elektronike të ministrisë së emigracionit dhe azilit, me paraqitjen e një numri telefoni celular dhe marrjen e një kodi me një përdorim që kërkohet për identifikimin dhe hyrjen e përdoruesit në sistem, depozitimin e adresës së postës elektronike (email), e cila verifikohet në kohë reale, si dhe depozitimin e titullit të qëndrimit që do të rinovohet.

Nëse nuk depozitohen gjithë elementët e mësipërm, nuk është i mundur përpunimi dhe finalizimi i aplikimit.

2. E vetmja mënyrë komunikimi e aplikantit me shërbimin me një qëndrim për çështje që lidhen me rinovimin e titullit të qëndrimit është adresa e postës elektronike.

....

6. Aplikimet shoqërohen nga dokument at që parashikohen për çdo rast, të cilat ngarkohen në mënyrë elektronike si arkiva më vete, sipas formatit që parashikohet nga aplikacioni.

...

8. Përderisa elementët e depozituar verifikohen, përmbyllet paraqitja finale e aplikimit elektronik. Si datë e dorëzimit të aplikimit llogaritet data e depozitimit përfundimtar përmes platformës elektronike të ministrisë së emigracionit.

9. Me dorëzimin e suksesshëm të kërkesës, aplikanti merr në adresën e postës elektronike që ka deklaruar: a) Dëshmi të paraqitjes së kërkesës, që përmban tërësinë e të dhënave dhe dokumentave që janë depozituar bashkë me kërkesën për rinovim dhe b) një dokument që ka pozitën e vërtetimit (“Vërtetim blu”).

...

Neni 4

Si datë e fillimit të procesit për zbatimin e këtij vendimi caktohet 16 nëntori 2021.

 

PËR MË SHUMË DETAJE NA NDIQNI TË SHTUNËN NË TV TRIBUNA

Ndaje me miqte