Zyrtare, Maurizio Sarri trajner i Juventusit
ATSH
18 Qershor 2019
Tashmë është zyrtare, Maurizio Sarri emërohet trajnerin i Juventusit në Serinë A. Tekniku 60-vjeçar italian është liruar nga kontrata ne Chelsea-n, skuadër me të cilën fitoi Europa League-n, për të marrë drejtimin e kampionëve të Italisë, që prishën marrëveshjen me Massimiliano Allegrin në përfundim të sezonit.
Sarri, i cili shquhet për futbollin e tij sulmues, do të ketë si objektiv kryesor fitimin e Championsin, trofe të cilin bardhezinjtë kanë dështuar të bëjnë të tyrin, pavarësisht që janë shpallur kampionë të Serisë A në 8 sezonet e fundit. Kontrata e tij me Juventusit përfundon në vitin 2022.
Ndaje me miqte