Themeluesi i Facebook ndodhet në Athinë. Mark Zuckerberg dhe bashkëshortja e tij Priscilla Chan kanë publikuar në Facebook një foto selfie nga Akropoli.
Çifti feston 7-vjetorin e martesës dhe përvjetorin kanë vendosur ta festojnë në Greqi.
“Duke festuar 7-vjetorin e një martese të lumtur në tempullin e perëndeshës së urtësisë”, shkruan Zuckerberg në postimin në Facebook duke vizituar Tempullin e Panteonit.