0030 210 33 18 483

Zjarri në Atikë: Forcat evropiane bashkohen në luftën kundër flakëve

Tribuna News 12 Gusht 2024

Kërkesës së Greqisë iu përgjigj mekanizmi evropian për ndihmë.

 

Një helikopter Super Puma me kovë nga Franca pritet të mbërrijë mbrëmjen e së hënës (12.08.2024) për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit në Atikë.

Italia do të dërgojë dy kanarda mëngjesin e së martës.

Republika Çeke do të kontribuojë me 75 zjarrfikës dhe 25 automjete, përfshirë 9 cisterna uji.

Ndihma nga Spanja dhe Turqia pritet të arrijë brenda ditës.

Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile kishte dërguar një kërkesë në Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile (UCPM) të dielën pasdite për të ofruar ndihmë ajrore dhe tokësore në përballimin e zjarreve që prekin Atikën në kushtet e rrezikut ekstrem.

 

Ndaje me miqte