Observatori i Athinës ka publikuar një hartë ku paraqitet bilanci i katastrofës së 24 korrikut më Mati të Atikës Lindore. Siças hartës, 70% e zonës është djegur kejtësisht, ndërsa 30% është pjesërisht e djegur, apo ka shpëtuar pa u djegur.
Harta është realizuar me ndihmën e dronave Falcon, të cilët ofrojnë një analizë super të lartë.
Siç bëhet me dije në një komunikatë për shtyp të Observatorit, aerofotografimi i zonës u krye dy ditë pas zjarrit katastrofal dhe përfshijnë një sipërfaqe të përgjithshme prej 4,3 hektarësh.
Observatori shton se qëllimi i hartës është që të ofrojë informacione të nevojshme për shërbimet e ministrisë së infrastrukturës dhe transportit gjatë procesit të menaxhimit dhe rehabilitimit të sipërfaqeve të shkatërruara.