Më shumë se 36 milionë euro do të jenë dëmshpërblimet që do të japin kompanitë e siguracioneve për të dëmtuarit nga zjarret e 23 korrikut 2018 në Atikën Lindore. Kjo është një shumë që i tejkalon parashikimet fillestare.
Siç vë në dukje në njoftimin përkatës Unioni i kompanive të siguracioneve (EAEE), kompanitë kanë verifikuar dhe do të dëmshpërblejnë me shumën 34,5 milionë euro për sigurimin e pasurisë (banesa dhe objekte biznesi). U deklaruan dhe u verifikuan 835 dëmtime, kryesisht në banesa, por edhe në biznese. Vlera mesatare për çdo dëmsholrblim shkon në 41.000 euro.
Gjithashtu, u deklaruan 248 dëme në automjete dhe do të jepen gjithësej si dëmshpërblim 1,53 milionë euro, me një mesatare rreth 6.000 euro për çdo automjet të dëmtuar.