TIRANË, 18 qershor /ATSH/ – Forcat Ajrore në bashkëpunim me një grup të Forcave Speciale shpëtuan një fëmijë 7-vjeçar në Elbasan.
Një helikopter i kërkim shpëtimit i Forcës Ajrore, me një grup të Forcave Speciale në bord mori pjesë në operacionin për evakuimin e një fëmije të moshës 7-vjeçare të izoluar në katin e 10 të pallatit, për shkak të zjarrit të rënë në banesën e saj.
Shpëtimi u arrit fale bashkëpunimit me shërbimin zjarrfikës të qytetit të Elbasanit, vajza u evakua dhe gëzon shëndet të plotë.