Një trup i djegur është gjetur në një ndërtesë tregtare në Patima Vrilissi, ku më herët është zhvilluar një zjarri i madh që ka përfshirë zona të mëdha të Atikës.
Sipas raportimeve të ERT, trupi është gjetur nga zjarrfikësit dhe ka shumë gjasa të jetë i një gruaje. Trupi u gjet në kryqëzimin e rrugëve Stratonikis dhe Anapauses.
Më herët pati raportime për një grua të zhdukur rreth 65-vjeçare, e cila humbi ndërsa kolegët e saj nxituan të evakuonin zonën e djegur.