Zjarr masiv në Fier: Ndërhyrja nga ajri e domosdoshme
Tribuna News
18 Gusht 2024
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mesditën e sotme kodrat e fshatit Frakull e Vogël në Fier, duke djegur mbi 30 hektarë kullota dhe pemëtari. Zjarri, i përhapur nga era e fortë, ka krijuar disa vatra të ndara, duke përfshirë edhe ullishta.
Pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve të cilët janë në terren, ndërhyrja është e pamundur për shkak të terrenit të thepisur dhe mungesës së rrugëve. Banorët dhe autoritetet vendore po bëjnë thirrje për ndërhyrje nga ajri, pasi zjarri po avancon drejt banesave, duke rrezikuar jetën dhe pronën e tyre.
Dashamir Troka, administratori i njësisë administrative Frakull, ka kërkuar një ndërhyrje urgjente ajrore për të kontrolluar flakët. Ai gjithashtu bën thirrje për identifikimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjës për këtë zjarrvënie të qëllimshme.
Ndaje me miqte