Banorët e zonës bregdetare Anavisos në pjesën jugore të Atikës u njoftuan nga numri i emergjencës 112 të evakuohen për shkak të një zjarri të madh që filloi në mesditë në Keratea dhe u përhap në një rreze mjaft të gjerë, ndihmuar dhe nga erërat e fuqishme.
N[ë mesazhin e dërguar në ora 16:45 këshilloheshin gjithashtu të largoheshin nga banesat banorët e Palea Fokeas, si dhe Feriza, Olympos, Agiasmothi. Të gjithë u sistemuan në fushën sportive të Palea Fokeas.
Në operacionet për vënien e zjarrit nën kontroll po veprojnë 117 zjarrfikës, 35 mjete dhe pesë aviona.