TIRANË, 26 shkurt/ATSH/- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka falenderuar të gjitha shtetet anëtarë të Këshillit të Sigurimit në OKB për Rezolutën që dënon pushtimin e vendit nga Rusia.
Zelensky ka renditur flamujt e shteteve që dhanë votën “Pro” për dënimin e Rusisë, mes të cilëve ishte edhe Shqipëria.
“Falënderues për të gjitha shtetet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që votuan për të ndaluar sulmin rus. Veto e Rusisë është një njollë gjaku në pllakën e saj në Këshillin e Sigurimit, hartën e Europës dhe botës. Koalicioni kundër luftës duhet të reagojë menjëherë”, deklaroi Zelensky në një postim në Twitter.