Zbulohet pllaka me vargjet e Odisesë së Homerit
TV Tribuna
11 Korrik 2018
Një pllakë prej argjile, me një mbishkrim të gdhendur, ka gjasë të ruajë 13 vargje të rapsodisë “Odisea” të Homerit.
Pllaka u zbulua gjatë gërmimeve arkeologjike që po kryhen prej tre vjetësh në Olimpinë Antike në gadishullin e Peloponezit.
Sipas një njoftimi të ministrisë së kulturës të martën, vlerësimet fillestare e datojnë pllakën e me mbishkrimin në epokën romake, ndoshta rreth shekullit të 3-të pas Krishtit.
Nëse konfirmohet vlerësimi paraprak i moshës, atëherë "pllaka e argjilës ruan ndoshta fragmentin më të vjetër të shkruar të Epikës Homerike që është gjetur. Prandaj do të jetë një ngjarje e rëndësishme arkeologjike, letrare dhe historike”, nënvizohet në njoftimin e ministrisë greke të Kulturës.
Ndaje me miqte