0030 210 33 18 483

VIDEO: Maduro i Venezuelës i mbijeton atentatit me dronë plot eksploziv

TV Tribuna 05 Gusht 2018

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro deklaroi se i mbijetoi një atentati me dronë të mbushur me eksploziv dhe akuzoi “armiqtë e djathtë”, Kolumbinë dhe financues amerikanë se ndodheshin pas këtij sulmi.

Zoti Maduro po mbante një fjalim në Karakas, kur u dëgjuan të paktën dy shpërthime. Ai e ndërpreu fjalimin, ndërsa qindra ushtarë u shpërndanë në panik.

Bashkëshortja e presidentit, Cilia Flores qëndronte pranë tij në një podium për festën e 81 vjetorit të krijimit të gardës Kombëtare dhe u pa direkt në televizionin shtetëror që vështron lart pas dëgjimit të shpërthimit.

Transmetimi direkt u ndërpre pa asnjë shpjegim, ndërsa Maduro po largohej nga vendngjarja.

Televizionet e huaja treguan pamjet kur truprojet e z. Maduro e bënë gardh para tij, duke e mbrojtur me mburoja antiplumb.

Presidenti nuk pati asnjë lëndim.

Ministri i informacionit i venezuelës, Jorge Rodriguez tha se disa prej të implikuarve në këtë atentat janë arrestuar.

Pak orë pas sulmiti, presidenti Maduro u rishfaq në televizionin shtetëror, duke akuzuar “krahun e ekstremit të djathtë” në Venezuelë të mbështetur nga sponsorë amerikanë dhe presidenti kolumbian Juan Manuel Santos, një kritikues të flaktë të Maduros.

“Sot u përpoqëmn të më vrisnin dhe të gjitha tregojnë se ekstremi i djathtë i Venezuelës në aleancë me ekstremistët kolumbianë dhe emri Juan Manuel Santos gjenden pas këtij sulmi”, tha Maduro.

Ai gjithashtu “e vuri gishtin” te “intelektualë që sponsorizuan këtë sulm ndaj jetës time”, që jetojnë në Miami - Florida.

“Shpresoj që administrata Trump t’i luftojë këtë grupe terroriste”, tha presidenti i Venezuelës.

 

Organizata misterioze merr përgjegjësinë

Paraditen e të dielës një organizatë misterioze guerrile mori përgjegjësinë e atentatit ndaj presidentit Maduro.

Me një status në Twitter, organizata “Lëvizja Kombëtare e Ushtarëve me Këmisha”, bën të ditur se dërgoi “dy dronë me lëndë eksplozive C-4... Snaiperat e Gardës Kombëtare i rrëzuan dronat para se ato të arrinin në destinacionin e tyre”, thuhet nga kjo organizatë misterioze.

Ndiqni në video momentin e shpërthimit.

Ndaje me miqte