Vendimi, për cilët qytetarë shqiptarë shtyhet viza
TV Tribuna
17 Prill 2020
Qytetarët shqiptarë që kanë ardhur në Greqi me vizë kombëtare greke, që u skadoi apo u skadon deri në fund të gushtit, marrin një shtyrje të kësaj vize deri në 30 shtator.
Vlefshmëria e vizave kombëtare që iu dhanë shtetasve nga vendet e treta për arsye se do të aplikonin për leje qëndrimi dhe skaduan pas datës 11 mars 2020 ose do të skadojnë deri në 31 gusht 2020, shtyhen automatikisht deri në 30 shtator 2020.
Gjatë periudhës së kohës shtesë, shtetasit nga vendet e treta përfitojnë tërësinë e të drejtave dhe të detyrimeve që burojnë nga viza hyrëse që kanë marrë.
Në rast se shtetasi nga vendi i tretë -mbajtës i vizës kombëtare, del nga territori grek gjatë kohës së shtyrjes, vlefshmëria e vizës ndërpritet automatikisht që nga data e daljes prej territorit grek.