Vdes stilistja greke Sophia Kokosalaki
ATSH
15 Tetor 2019
Sophia Kokosalaki, një nga stilistet më të famshme greke, e cila ka veshur yje si Gwyneth Paltrow, Anne Hathaway dhe Julie Christie, vdiq sot, njoftoi Ministria greke e Kulturës.
Me banim në Londër, stilistja greke, e lindur në vitin 1972, kishte në mesin e klienteve të saj edhe emra të tjerë të njohur, Kate Hudson, Cristina Ricci, Tilda Swinton, Jennifer Connelly, Helen Mirren, Keira Knightley dhe Diane Kruger.
“Është jashtëzakonisht e trishtueshme të mësosh vdekjen e një të reje, një mendjeje krijuese, një gruaje dinamike, që e ka arritur vetë suksesin dhe ka shkëlqyer për njëzet vjet në botën e vështirë dhe konkurruese të modës ndërkombëtare”, tha ministrja e Kulturës, Lina Mendoni.
Kohët e fundit, stilistja ka patur probleme shëndetësore, sipas raportimeve të bëra nga mediet.
Ndaje me miqte