Vdekja e 19 vjeçares shtatzënë në Nea Makri: "Të afërmit thirrën një taksi por shoferi nuk pranoi të merrte 19-vjeçaren"?
Tribuna News Network
07 Qershor 2023
E tronditur është shoqëria greke nga vdekja 19-vjeçares shtatzënë në Nea Makri, e cila sipas të afërmve ka pritur pesë orë që ambulanca e EKAV-it ta çonte në spital.
Sipas kanalit televiziv ALPHA, familjarët raportojnë, se kanë tentuar të transportojnë 19-vjeçaren me taksi, duke parë se ambulanca po vonohej.
Shoferi mbërriti dhe pa gjendjen e vajzës, e cila ishte mbështetur dhe lëvizte me vështirësi.
Sipas të njëjtave informacione, taksisti tha se nuk mund të merrte përgjegjësinë për transportin e 19-vjeçares derisa ajo ishte në këtë gjendje dhe tha më mirë të priste ambulancën.
Ndaje me miqte