Vazhdon edhe sot e diel moti shumë i nxehtë në të gjithë Greqinë, me temperatura të larta deri në 40 gradë e më shumë në mjaft rajone të pjesës mkontinentale, ndonëse në pjesët malore të Greqisë perëndimore priten shtrëngata shiu.
Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, parashikohet mot përgjithësisht i kthjellët, ndërsa vetëm në orët e mesditës dhe pasdites do të ketë vranësira dhe në Epir dhe Maqedoninë perëndimore dhe në malet e Steresë perëndimore dhe të Peloponezit do të ketë vende – vende shtrëngata të përkohshme.
Temperatura do të ruhet në nivele të larta kryesisht në brendësi të pjesës kontinentale, ku do të arrijë në 38 me 40 dhe pjesërisht 41 deri në 42 gradë Celsius. Në detin Jon, në ishujt e Egjeut Lindor, Dodekanez dhe Kretën jugore do të jetë 37 me 39 dhe në pjesën tjetër të vendit ishull 34 deri në 36 gradë Celsius.
ATIKË
Moti: I kthjellët. Temperatura: Nga 27 deri në 38 deri në 39 gradë Celsius.
SELANIK
Moti: Përgjithësisht i kthjellët me vranësira lokale në orët e mesditës dhe pasdites. Temperatura: Nga 25 deri në 39 gradë Celsius.