Masat e nxehta të ajrit që kishin përfshirë Europën perëndimore, tashmë po zhvendosen drejt lindjes dhe gradualisht do të influencojnë Europën Lindore dhe Greqinë, me temperatura shumë të larta, nga e mërkura deri të premten.
Sipas të dhënave meteorologjike të disponueshme, ditët më të nxehta do të jenë e mërkura dhe e enjtja, ku temperaturat maksimale do të mbërrijnë nga 40 – 41 gradë celsius.
Ulje graduale e temperaturave parashikohet nga e premtja.
Ndërsa të enjten gjithashtu në pjesën veriore të Greqisë kontinentale dhe të premten në zonat qendrore do të ketë shira dhe shtrëngata shiu gjatë periudhës së nxehtë të ditës.