UEFA CHL, Finalja me më shumë gola
TV Tribuna
23 Gusht 2020
Milan 3-3 Liverpool (Liverpool fiton 3-2 në penallti, Stamboll, 2004/05)
Një rikthim i pabesueshëm në pjesën e dytë, i dha mundësinë Liverpool-it të fshijë disavantazhin 0-3, për ta çuar ndeshjen në kohën shtesë e më pas të fitojë ndaj Milanit në serinë penalltive.
Paolo Maldini shënoi për Milanin, para se Herman Crespo të godiste dy herë, duke e thelluar avantazhin.
Ndërkaq, tre gola në 7 minuta, shënuar nga Steven Gerrard, Vladimír Šmicer dhe Xabi Alonso, realizuan përmbysjen e madhe. Rezultati nuk ndryshoi në kohën shtesë.
Serginho e Pirlo humbën dy penalltitë e para, ndërsa portieri i Liverpool-it, Jerzy Dudek, priti penalltinë e fundit të gjuajtur nga Andriy Shevchenko, duke i dhënë fitoren ekipit anglez.
Ndaje me miqte