U konfirmua pozitiv me koronavirus, Johnson shtrohet në spital
ATSH
05 Prill 2020
LONDËR, 5 prill /ATSH/ – Boris Johnson është pranuar në spital, pasi shfaqi simptoma të vazhdueshme të koronavirusit për 10 ditë, shkruan “The Guardian”.
Downing Street insistoi se ishte thjesht një masë paraprake, por pranimi i Johnson-it në mbrëmje vjen pas thashethemeve se gjendja e tij ishte përkeqësuar.
“Sipas këshillës së mjekut të tij, kryeministri sot është pranuar në spital për testime. Ky është një hap paraprak, pasi ai vazhdon të ketë simptoma të vazhdueshme të koronavirusit 10 ditë pasi rezultoi pozitiv”, deklaroi një zëdhënës i Downing Street.
Kuptohet se Johnson mbetet në krye të qeverisë, megjithëse Dominic Raab, sekretari i Jashtëm dhe sekretari i parë i shtetit, është i gatshëm të marrë përgjegjësinë nëse gjendja e kryeministrit përkeqësohet.
Johnson shpresonte të dilte të premten nga karantina, pas shtatë ditësh izolimi, por temperatura e vazhdueshme nënkuptonte duhej të qëndronte brenda banesës së tij nr 11 Downing Street.
Ndaje me miqte