STAMBOLL, 7 shkurt /ATSH-DPA/ – Ka pasur 243 pasgoditje në rajonin kufitar turko-sirian deri më tani, sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).
Shefi i AFAD-it, Yunus Sezer dha shifrën e përditësuar sot në mëngjes, një ditë pasi një tërmet i fuqishëm goditi rajonin duke vrarë mijëra persona në Turqi dhe Siri.
Rula Amin, zëdhënëse e UNHCR-së për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, tha se me kaq shumë pasgoditje dhe lëkundje, njerëzit kishin shumë frikë të qëndronin në shtëpitë e tyre, por nuk kishin ku të shkonin në kushtet e motit të ftohtë.