Turistët që ndërpren pushimet e tyre në Rodos për shkak të zjarreve të mëdha do të përfitojnë pushime falas vitin e ardhshëm si kompensim.
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në një intervistë për kanalin britanik ITV, njoftoi se qeveria greke, në bashkëpunim me autoritetet vendore, do të ofrojë një javë pushim falas në Rodos në pranverën ose vjeshtën e vitit të ardhshëm për të gjithë ata që u prekën nga zjarret.
Kryeministri theksoi se Greqia është një vend i sigurt, siç raportohet në mediat greke, dhe u siguroi turistët se ata që dëshirojnë të përfitojnë nga oferta e pushimit falas do të jenë të mirëpritur për të kthyer në Rodos vitin e ardhshëm në pranverë për të eksploruar ishullin dhe të shijojnë bukuritë e tij.