0030 210 33 18 483

Tsiodras: Një pamje të saktë për epideminë do të kemi pas rreth dy javësh

TV Tribuna 21 Mars 2020

Deri të premten pasdite, ishin evidentuar 256.000 raste me Koronavirus në 184 vende të botës, ndërsa janë regjistruar më shumnë se 10.500 vdekje. Përllogaritet se evidentohet vetëm 15% e këtyre rasteve. 45% e gjithë rasteve dhe 50% e vdekjeve janë regjistruar javën e fundit në Europë, theksoi gjatë informimit të gazetarëve koordinatori i ministrisë greke të shëndetësisë për Koronavirusin, Prof. Sotiris Tsiodras.
"Nuk është nevoja e testimit laboratorik për të rinjtë dhe njerëzit me shëndet të mirë që paraqesin simptoma viroze. Ajo që po shohim dhe menaxhojmë sot, ka të bëjë me rastet serioze te të moshuarit dhe grupet me rrezik të rritur", shtoi Tsiodras.
"Nëse ritmi i rritjes së rasteve ndryshon, nëse numri i rasteve serioze -posaçërisht te të moshuarit dhe që vuajnë prej vitesh nga sëmundje të rënda- ndryshon shpejt me kurbë rritëse dhe del jashtë parashikimeve tona, varet nga përpikëria me të cilën respektojmë të gjithë ne masat".
Tsiodras shprehu vlerësimin se një pamje të aktë për ecurinë e epidemisë autoritetet greke do të kenë pas rreth dy javësh. 
"Dhe kjo pamje do të jetë kaq më e mirë, aq sa më shumë do të zbatojmë masat, të cilat kanë dy synime kryesore: Të ruajnë grupet me rrezikshmëri të lartë infektimi dhe nga ana tjetër, të ketë sa më pak të infektuar përgjithësisht".

Ndaje me miqte