Tsakalotos: Situata në Itali nuk është aspak burim shqetësimi për Greqinë
Tribuna TV
01 Qershor 2018
Situata në Itali nuk është aspak burim shqetësimi për Greqinë e cila po negocion për daljen nga kriza, njoftoi ministri grek i Financave, Euclide Tsakalotos, në lidhje me shqetësimin e shfaqur më herët nga qeveria e tij, por gjithashtu dhe nga Komisioni Europian.
“Italia nuk na shqetëson aspak, ne po përgatitemi me qetësi dhe besim për daljen nga planet mbështetëse të vëna në zbatim që nga viti 2010 për daljen nga kriza financiare”, pohoi Tsakalotos në web-in “Newpost”.
Zëdhënësi i qeverisë, Dimitris Tzanakopoulos shprehu të martën shqetësimin e Athinës në lidhje me pasojat në tregjet financiare të krijuara nga situata e paqëndrueshme politike në Itali. Kosto e kredisë u rrit ndjeshëm për shtetet jugore të eurozonës, përpara se të shënonte rënie ditën e sotme.
Përfaqësuesi i ngarkuar nga Komisioni Europian për të monitoruar rimëkëmbjen e ekonomisë greke, Declan Costello u shpreh më pak optimist gjatë kongresit ekonomik që u zhvillua sot në Athinë
Ndaje me miqte