0030 210 33 18 483

Trump shpall luftën ekonomike botërore

Robert Goro 01 Qershor 2018

Në një luftë tregtare botërore është shndërruar vendimi i presidentit amerikan Donald Trump që të vendosë tarifa doganore për çelikun dhe aluminin, ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Bashkimit Europian.

Me vendimin e tij, Trump i dha fund përjashtimit dymujor të BE-së, që nga ana e vet po kërkonte intensivisht ditët e fundit një përjashtim të përhershëm. Analistët vlerësojnë se tashmë presidenti amerikan po përgatit dekorin e një lufte tregtare kundër disa prej partnerëve më të rëndësishëm ekonomikë dhe politikë të SHBA-ve.

 

“Tregti e ndershme”

Me një mesazh lakonik në Twitter e komentoi presidenti Trump vendimin e tij. “FAIR TRADE” (Tregti e ndershme), shkruajti Trump paraditen e të mërkurës.

Ndërkaq, pasojat e paparashikueshme të kësaj mase të Uashingtonit u shfaqen menjëherë në bursat e planetit.

Bursat amerikane e mbyllën me humbje seancën e fundit të muajit maj.

Humbje të konsiderueshme shënuan edhe bursat amerikane. Në Europë më shumë u godit DAX-i gjerman më rënie 1,4%, teksa vendosja e tarifave doganore pritet të dëmtojë kryesisht industrinë gjermane të automjeteve. Është karakteristike se presidenti Trump kishte deklaruar muaj më parë që “Në SHBA nuk ka për të qarkulluar më asnjë Mercedes”.

 

Juncker: "Një ditë e keqe për tregtinë botërore”

“Një ditë e keqe për tregtinë botërore” – kështu e komenton vendimin emerikan presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude-Juncker.

“SHBA nuk i le BE-së zgjidhje tjetër, veçse të hapë një procedurë në Organizatën Botërore të Tregtisë” – ishte reagimi i parë i zotit Juncker.

Më vonë në një deklaratë zyrtare, kreu i Komisionit Europian, nënvizoi se “është absolutisht i  papranueshëm fakti që një vend imponon në mënyrë të njëanshme masa kur ka të bëjë me tregtinë botërore.

Mjaft i ashpër ishte dhe reagimi i presidentit francez Emmanuel Macron, që e cilësoi si “të gabuar” dhe të “paligjshme” lëvizjen e Uashingtonit. Gjatë një komunikimi telefonik me presidentin Trump, Macron i përcolli gatishmërinë e BE që të përgjigjet me të njëjtën monedhë, ndërsa shtoi se “nacionalizmi ekonomik do të thotë luftë”.

 

Moody’s: “Tarifat do të dëmtojnë më shumë SHBA-të”

Agjencia prestigjoze e vlerësimit financiar, Moody’s, komentoi se vendoaja e tarifave doganore mund të japë shtysë për disa produkte vendas të metalurgjisë, por me gjasë do të dëmtojë ekonominë amerikane.

Tarifat do të rritin koston e importit për një sërë konstruktorësh, me gjasë do të sjpien në rritjen e çmimeve dhe mund të shkaktojnë masa kompensuese që do të godasin disa prej eksportuesve”, vë në dukje agjencia e vlerësimit financiar.

 

Kongresmeni republikan: Tarifat “godasin objektivin e gabuar”

Tarifat doganore që imponoi administrata e presidentit Trump “godasin objektivin e gabuar” dhe autoritetet do të duhet të përgjigjen para Kongresit për dëmin që po u shkaktohet bizneseve amerikane, sipas një figure të lartë të partisë Republikane.

“Sa i përket tregtisë së padrejtë të çelikut dhe aluminit, problemi nuk është Meksika, kanadaja dhe Europa. Problemi është Kina”, theksoi Kevin Brady, që kryeson një nga komisionet më të rëndësishme në Dhomën e Përfaqësuesve.

 

Lagarde: Të varfërit do të goditen më shumë

Të varfërit janë ata që rrezikojnë më shumë nga një luftë tregtare, paralajmëroi drejtoresha e përgjithshme e FMN, Christine Lagarde, pas njoftimit të Uashingtonit për vendosjen e tarifave doganore.

Në analizë të fundit, po të tronditet tregtia botërore, nëse niveli i besimit ndërmjet faktorëve ekonomikë ulet në mënyrë të ndjeshme, ata që do të vuajnë më shumë janë më të varfërit”, tha zonja Lagarde, duke sqaruar se më të varfërit janë ata që vlejnë artikuj konsumi me çmimet më të ulëta.

Ndaje me miqte