0030 210 33 18 483

Treni Proastiakos, për 1,5 vjet përfundon Atika Perëndimore

TV TRIBUNA 22 Prill 2025

Në fund të 2026-s fillim i 2027-s do të jepet në qarkullim linja e Proastiakos e Atikës Perëndimore, bën të ditur agjencia shtetërore e lajmeve ANA-MPA.

Kjo linjë do të ndërlidhë  gjithë zonat bregdetare nga Elefsina deri në Nea Peramo dhe Megara, me linjën ekszistuese që shkon për Athinë dhe aeroport.

Linja përmban tetë stacione: Rafineria e naftës në Aspropirgo, Aspropirgo, Vamvakias, Elefsina, rafineria e naftës Elefsina, Lutropirgo, Nea Perama, Megara.

Ndaje me miqte