Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informoi sot se bazuar në komunikimin e fundit që ambasada dhe konsullata shqiptare në Greqi kanë pasur me autoritetet greke, deri më tani nuk ka informacion për shtetas shqiptarë në radhët e viktimave të aksidentit hekurudhor.
Sipas MEPJ-së, po vijohet me identifikimin e tyre.
“5 persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën e po trajtohen në kushte spitalore”, thekson MEPJ.