11 persona, 10 nga të cilët emigrantë klandestinë, kanë gjetur vdekjen pasi mjeti që u i transportonte u përfshi nga flakët si pasojë e një përplasjeje.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e të shtunës në afërsi të Kavalas.
Mikrobuzi që transportonte emigrantët u përplas ballazi me një maune dhe të dy mjetet u përfshinë nga flakët.
Pasagjerët e mikrobuzit nuk mundën të dilnin nga mjeti dhe u dogjën të gjallë. Mes të vdekurve është edhe drejtuesi i mjetit. Pas verifikimit rezultoi se ai ishte implikuar edhe here të tjera në trafikim klandestinësh.
Drejtuesi i mjetit tjetër shpëtoi me lëndime të lehta dhe pasi iu dha ndihma e parë u la i lirë.
Ende nuk dihet nacionaliteti i emigrantëve, që me gjasë kishin ardhur nëpërmjet kufirit turko grek.