0030 210 33 18 483

Tragjedi në Janinë: Nipi vret tezen me armë gjahu për çështje financiare

Tribuna News 17 Gusht 2024

Një grua 62-vjeçare u vra nga nipi i saj me armë gjahu në Janinë, sipas raportimeve nga mediat greke.

 

Që në momentin e parë, nipi u identifikua si i dyshuari kryesor dhe u mor në pyetje menjëherë nga autoritetet, të cilave më pas u pranoi autorësinë e krimit. Shkaku i ngjarjes së rëndë dyshohet të ketë qenë një mosmarrëveshje për para.

 

Autori kishte një marrëdhënie të afërt me viktimën, të cilën e vizitonte shpesh. Gruaja jetonte e vetme dhe krimi dyshohet të ketë ndodhur në 24 orët e fundit, sipas konstatimeve të mjekut ligjor. Ajo u qëllua me armë gjahu në gjoks dhe bark.

 

Banorët e fshatit janë të tronditur nga ngjarja, duke e përshkruar viktimën si një grua të vetmuar dhe shpirtmirë, e cila nuk shkaktonte probleme në fshat. Ata gjithashtu vunë re se vizitat e shpeshta të nipit e shqetësonin herë pas here gruan.

 

“Sapo mësuam për vrasjen në fshatin tonë, na kaploi paniku. Ajo ishte një grua me natyrë të mirë, jetonte vetëm dhe nuk shkaktonte telashe. Nipi i saj e vizitonte shpesh, dhe ajo ndonjëherë shqetësohej, por nuk fliste me ne. Nuk mund ta kuptojmë se çfarë ndodhi dhe pse e vranë. Nuk kemi dëgjuar të shtëna, vetëm sirenat e makinave të patrullës. Jam i shokuar vërtet...,” tregoi një mik dhe fqinj i viktimës për protothema.gr.

 

Ndaje me miqte