Thesari i fshehur në fund të detit në brigjet shqiptare
ATSH
05 Korrik 2018
Një grup kërkuesish kanë kërkuar nga autoritetet shqiptare që të krijojnë një muze për të ruajtur dhe ekspozuar qindra mijëra artefakte romake dhe greke dhe reliket antike që gjenden në fund të detit pak të eksploruar të vendit, shkruan rainews.it.
Gjatë një konferencë kushtuar arkeologjinë nënujore, arkeologët kanë paralajmëruar se kjo pasuri e madhe e zbulimeve të ndodhura në pjesën jugore të vendit, afër kufirit me Greqinë, mund të jetë lehtësisht e shkatërrueshme nga keqbërësit, grabitësit dhe kërkuesit e thesareve.
James Goold, presidenti i RPM Fondacioni Nautical, me seli në Florida, ka deklaruar se objektet datojnë që prej shekullit VIII para Krishtit deri në Luftën e Dytë Botërore dhe mund të jenë atraksione të mëdha turistike nëse vlerësohen siç duhet.
L’RPM Goold (institut kërkimesh italo-shqiptar) ka evidentuar në det të hapur, nga kufiri i Greqisë deri në Gjirin e Vlorës, më së paku 22 relike, që nga Antikiteti në Luftën e Dytë Botërore dhe qindra amfora.
Këto vazo prej balte janë të gjata dhe të ngushta dhe përdoreshin për të transportuar vajin e ullirit dhe të verës përgjatë rrugëve tregtare ndërmjet Afrikës së Veriut dhe Perandorisë Romake, ku Shqipëria (Iliria) ishte në mes.
“Ka ardhur momenti të ndërtohet një muzeu për turistët shqiptarë dhe të huaj. Shumë amfora ndoshta janë tashmë të trafikuara, shumë prej tyre i shohim si dekorime nëpër restorantet përgjatë detit. Shqipëria është duke u përpjekur të mbrojë dhe kapitalizojë pasurinë e saj”, theksoi arkeologu Neritan Ceka.
”Mbërritja e anijes së kërkimeve Hercules RPM, 11 vjet më parë, ka qenë një revolucion i vërtetë”, tha Ceka, duke lavdëruar punën e profesionistëve nënujorë dhe modulin e telekomanduar që përdoret për kërkime.
RPM është një institut bashkëpunimi italo-shqiptar, i vetmi i këtij lloji kërkimesh në Shqipëri.
Ndaje me miqte