Tarifat e reja për lejet e qëndrimit. Kur vihen në zbatim
Tribuna TV
13 Gusht 2018
Që prej fillimit të qershorit parlamenti grek ka miratuar ndryshimet në tarifat që paguajnë emigrantët për lejet e qëndrimit.
Ministria e Emigracionit, u ka nisur instancave vartëse në gjithë Greqinë, një qarkore shpjeguese për gjithë tarifat e reja.
Për më shumë ndiqni materialin e përgatitur nga TV Tribuna.
ULEN TARIFAT
Për lejen e rezidentit afatgjatë (epi makron)
karta blu
leje qëndrimi për bashkim familjar
Pagesa për gjithë lejet europiane do të unifikohet dhe do të jetë 150 euro për secilën dhe pavarësisht kohëzgjatjes.
TARIFAT MBETET SIÇ KANË QENË
Për lejen 10 vjeçare (900 euro)
leja për arsye të jashtëzakonshme (300 euro)
leja e qëndrimit e brezit të dytë (300 euro).
NUK PAGUAJNË
Mbajtësit e lejes 10 vjeçare, pa afat apo 5 vjeçare,
që e kishin marrë sipas dispozitave për brezin e dytë
dhe aplikojnë për kalimin në statusin e rezidentit afatgjatë
VENDOSEN TARIFA TË REJA
100 euro: Aplikim për leje për arsye humanitare
50 euro që aplikimi t’i nënshtrohet terapisë
100 euro për rinxjerrjen e lejes së qëndrimit (p.sh., në rast se humbet)
RRITET GJOBA
Nga 50 që ishte bëhet 100 euro gjoba për rastet e aplikimit me vonesë (“ekprothesmi”)
KUR HYJNË NË FUQI TARIFAT E REJA
Tarifat hyjnë në fuqi 3 muaj pas publikimit të ligjit në Gazetën Zyrtare. Në rastin konkret, më 12 SHTATOR 2018.
Ndaje me miqte