Sipas ministrisë greke të financave, më e vona deri në mesin e nëntorit, në sistemin Taksis do të afishohen taksat e qarkullimit që duhet të paguajnë pronarët e automjeteve për vitin 2019.
Në arkën e shtetit parashikohet që nga pagesa e kësaj takse të futen 1,2 miliardë euro.
Pagesa e taksës së qarkullimit do të bëhet deri në fund të 2018-s, vetëm nëpërmjet sistemit bankar.
Sipas zëvendësministres së financave, Katerina Papanatsiou, “nuk ka hapësirë për të ndryshuar vlera e taksës së qarkullimit. Më vonë do të mund të bëjmë disa lehtësime”.