Lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti janë ndjerë jashtë mase në rajonin e Thesalisë, duke shkaktuar panik ndër banorët.
Tërmeti i parë, me magnitudë 5 ballë, u shënua në ora 10,12 të së premtes, 34 km në jugperëndim të Trikalas, dhe në kufi me Kardhicën.
Një tjetër lëkundje, me magnitudë 4,1 u shënua në ora 11,26, kësaj here 29 km nga Trikala.
Janë raportuar çarje në banesa, rrëshqitje gurësh e dherash në rrugët automobilistike.
Thellësia e vatrës së tërmetit përllogaritet të jetë 10 km.
Sizmologët thonë se veprimtaria sizmike është normalizuar.
Banorët i thanë agjencisë ANA-MPA se tërmeti ishte i tmerrshëm dhe se ajo që ndodhi sot nuk kishte ndodhur kurrë më parë.
Bashkia e Trikalas informon qytetarët se ka vënë në dispozicion katër linja telefonike, ku mund të drejtohen në rast se banesat e tyre kanë pësuar dëmtime, apo për çdo problem tjetër që lidhet me tërmetin.
Këto telefona janë: 2431351100, 2431351200, 2431032330, 2431020000.