Ministria e Mbrojtjes konfirmoi nxjerrjen e dy trupave të pajetë nga rrënojat e hotel Palma në Durrës, gjë që e çon në 6 bilancin e viktimave nga tërmeti i mëngjesit të sotëm, raporton Agjencia Telegrafike Shqiptare – ATSH.
Sipas burimeve të Ministrisë së Mbrojtjes, nga shembja e ndërtesave si pasojë e tërmetit kanë humbur jetën 2 qytetarë në Thumanë dhe 3 të tjerë në Durrës.
Një viktimë është raportuar që në mëngjes herët nga Kurbini, ku një banor është hedhur nga banesa si pasojë e panikut nga tërmeti.
Tërmeti me magnitudë 6.3 ballë të shkallës Rihter u shënua në orën 03.55 të mëngjesit të së martës.