Një lëkundje e fuqishme tërmeti, me magnitudë 6,1 Rihter ka tronditur të mërkurën paradite Greqinë.
Tërmeti u shënua në orën 09,23 në hapësirën midis jugut të ishullit Kithera dhe në veri të Kretës.
Epiqendra u lokalizua 20 km në veri të Antikithiras dhe 84 km në perëndim të qytetit Hania.
Thellësia e vatrës ishte 70,7 km në thellësi të detit dhe kjo sipas sizmologëve është arsyeja që nuk shkaktoi dëme.
Tërmeti u ndje në Athinë e deri në Peloponez.
Sizmologët grekë thanë se tërmeti i këtushëm nuk ka lidhje me tërmetin e djeshëm në Shqipëri dhe se nuk pritet të ketë lëkundje metasizmike.