Një tërmet me magnitudë 5,2 gradë të shkallës Richter është shënuar paraditen e të mërkurës në ishullin e Kretës.
Në janë raportuar dëmtime apo të lënduar.
Tërmeti ndodhi saktësisht në ora 07,40 dhe epiqendra u lokalizua 23 km në veriperëndim të Iraklios. Thellësia e vatrës ishte 66,1 kilometra.
Fillimisht u rasportua se magnituda ishte 5,3, por më pas, ketër institucionet që përbëjnë Rrjtin Sizmologjik Kombëtar, u pajtuan se magnituda ishte 5,2.
Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në gjithë ishullin e Kretës dhe ishujt në pjesën jugore të detit Egje.