Tërheq para nga bankomati? Do të paguash taksë nga 1,3 deri 2,2 euro
TV TRIBUNA
01 Korrik 2019
Nga data 1 korrik, për çdo tërheqja parash nga bankomatet e bankave në Greqi dhe në eurozonë, qytetarët do të duhet të paguajnë një taksë. Theksojmë se taksa paguhet vetëm kur ti tërheq në bankomatin e një banke tjetër dhe jo të bankës ku ke llogarinë tënde dhe të ka lëshuar kartën.
Me praktikën e re, më vështirë nga të gjithë do ta kanë banorët e ishujve, ku alternativat janë shumë të pakta dhe pas krizës që përfshiu sektorin bankar, janë mbyllur shumë prej filialeve.
Në mënyrë analitike taksat që ka vendosur secila bankë:
Alpha Bank
Tërheqja nga bankomate bankash të tjera në Greqi dhe në Eurozonë
Nga 160 deri 250 euro: 1,60 euro
Mbi 250 euro: 1,65 euro
Tërheqja nga bankomate jashtë eurozonës:
Paguan 1% të shumës që tërheq, me minimum 4,40 euro për çdo tërheqje.
Eurobank
Tërheqja nga bankomate bankash të tjera në Greqi dhe në Eurozonë:
1,60 euro, pavarësisht nga vlera e parave që tërheq.
Nga 160 deri 250 euro: 1,60 euro
Tërheqja nga bankomate jashtë eurozonës:
Paguan 1,05% të shumës që tërheq.
Banka Kombëtare (Ethniki Trapeza)
Tërheqja nga bankomate bankash të tjera në Greqi dhe në Eurozonë
Deri 150 euro: 1,30 euro
Nga 160 euro deri 250 euro: 1,40 euro
Mbi 250 euro: 1,60 euro
Tërheqja nga bankomate jashtë eurozonës:
Paguan 1% të shumës që tërheq, me minimum 3 euro dhe maksimum 5 euro për çdo tërheqje.
Banka e Pireut (Trapeza Pieros)
Deri 250 euro: 1,40 euro
Mbi 250 euro: 2,20 euro
Tërheqja nga bankomate jashtë eurozonës:
Paguan shpenzime 4 euro për çdo transaksion, plus 2% të shumës që tërheq, me minimum 1euro dhe maksimum 30 euro për çdo transaksion.
*) Shënim: taksat në Bankën e Pireut do të hyjnë në fuqi më 22 korrik 2019.
Ndaje me miqte