Të premten, më 28 shtator 2018, shkollat e të gjitha niveleve (fillore, gjimnaz, lice) në pellgun e Atikës nuk do të funksionojnë, si masë parandaluese për shkak të motit të keq.
Vendimi është marrë nga periferia e Atikës.
Sipas njoftimit përkatës, “Për shkak të motit të keq dhe për sigurinë e nxënësve, periferia e Atikës në marrëveshje me ministrinë e arsimit, mori vendimin që nesër të qëndrojnë mbyllur gjithë shkollat e njësive rajonale të Atikës”.