Punonjësit e ndërmarrjeve të transportit publik do të marrin pjesë në grevën 24 orëshe që ka shpallur konfederata sindikale (GSEE), të mërkurën 6 prill 2022.
Kjo do të thotë se gjatë gjithë ditës së mërkurë nuk do të funksionojnë linjat e metrosë, të trenit elektrik, tramvajit dhe trolejbusëve. Gjithashtu edhe treni Proastiako.
Autobusat urbane do të bëjnë ndërprerje të punës që nga fillimi i ditës deri në ora 09,00 paradite dhe pastaj do ta lejnë punën përfundimisht në ora 21,00.