Të ka dalë leja? Si do të lesh takimin për ta marrë
TV TRIBUNA
23 Tetor 2022
Tashmë shumë prej jush po njoftoheni se leja e qëndrimit është gati dhe ju duhet të shkoni ta merrni atë.
Marrja e lejes nuk bëhet më duke shkuar e duke pritur te zyra përkatëse e shërbimit të emigrantëve, por duke mbyllur takim në mënyrë elektronike, në platformën e ministrisë së emigracionit www.applications.migrations.gov.gr
Që të mund të kryeni veprime në këtë platformë, ju duhet të regjistroheni.
Ndiqni hapat se si bëhet ky proces.
Hapi 1: Regjistrim – identifikimi
Lloji i titullit të qëndrimit
Plotësoni llojin e lejes që është e vlefshme ose që nuk ka kaluar një vit nga skadimi i saj ose është për t’u marrë (ka dalë leja e re), apo Veveosi Katathesit. Përzgjidhni tipin e lejes si më poshtë:
AFTOTELES nëse leja ka trajtën e një karte plastike dhe numri i saj djathtas lart fillon me E.
VINIETTA nëse leja është e ngjitur në pasaportë
DELTIO DIAMONIS nëse jeni pjesëtar i familjes së qytetarit grek apo qytetarit të BE-së leja ka trajtën e kartës së plastifikuar me ngjyrë të kuqe
DELTIO MONIMIS DIAMONIS nëse jeni pjesëtar i familjes së qytetarit grek apo qytetarit të BE-së leja ka trajtën e kartës së plastifikuar me ngjyrë blu
Numri i titullit të qëndrimit
Shënoni numrin e lejes duke evituar germat GR ose E në krye të numrit, si dhe shifrën 0. P.sh., nëse numri i lejes është E00012345, ju do të shkruani 12345.
Pasaporta
Shënoni numrin e pasaportës
Mbiemri
Plotësoni mbiemrin tuaj, ashtu siç shkruhet në lejen e qëndrimit, me germa kapitale latine
Emri
Plotësoni emrin tuaj, ashtu siç shkruhet në lejen e qëndrimit, me germa kapitale latine
Lindja
Shënoni datëlindjen, ashtu siç shkruhet në lejen e qëndrimit. Datëlindja duhet shkruar në trajtën data/muaji/viti
Telefoni celular
Vendosni numrin e celularit. Në këtë numër do të merrni kodin për një përdorim, që do ta vendosni në hapin tjetër, për të vazhduar
Nuk jam makinë
Vendosni karakteret që shihni te figura. Mund ta ndërroni figurën duke shtypur Ananeosi captcha.
Vazhdim
Duke shtypur SYNEXEIA, sistemi do të përpiqet t’ju identifikojë në bazë të të dhënave që vendosët. Në rast të identifikimit të suksesshëm do të dërgohet në celularin tuaj një kod 6 shifror të cilin do ta vendosni në hapin tjetër të procesit për t’u finalizuar regjistrimi.
Hapi 2: Regjistrimi – të dhënat e aksesimit
Kodi i përdoruesit
Plotësoni kodin e përdoruesit që do të përdorni për të pasur akses në shërbimin elektronik. Kodi duhet të përmbajë nga 8 deri në 20 shenja.
Fjalëkalimi
Plotësoni fjalëkalimi që do të përdorni për të pasur akses në shërbimin elektronik. Kodi duhet të përmbajë nga 8 deri në 20 shenja.
Fjalëkalimi duhet të përmbajë të paktën 3 nga këto grupe karakteresh:
germa të vogla latine
germa kapitale latine
!@#$%^&*()-+=
Fjalëkalimi duhet të përmbajë nga 8 deri në 20 shenja.
Konfirmim i fjalëkalimit
Vendosni përsëri fjalëkalimin që përzgjodhët
Kodi i aktivizimit
Vendosni kodin 6 shifror që ju erdhi në celular. Kodi do të jetë aktiv për 3 minuta.
Regjistrim
Duke përzgjedhur regjistrim do të krijoni llogarinë tuaj në shërbimet elektronike, me të dhënat e hyrjes (kodi i përdoruesit dhe fjalëkalimi) që vendosët më sipër.