Të dielën, 17 dhjetor fillojnë në Greqi vaksinimet kundër Covid -19.
Fillimisht do të vaksinohen punonjësit e 5 spitaleve të Atikës, Evangjelismos, Sotiria, Atikon, Thriasio dhe Asklipion.
Të parët që do të bëjnë vaksinën, në orën 13:00 dhe 13:30, do të jenë një infermiere e spitalit Evangelismos dhe një person i moshuar që mbahet në njësinë e kujdesit për moshën e tretë.
Po të dielën, do të vaksinohen në një gjest simbolik, presidentja e republikës, kryeministri Mitsotakis, kryetari i parlamentit, sekretari i partisë Mera25 Janis Varufakis, kryetarja e komisionit kombëtar të vaksinimit, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura dhe mitropoliti mi Nafpaktos.
Presidentja e republikës, Ekaterina Sakeralopoulos do të vaksinohet në orën 14,00 në spitalin Evangelismos.
Kryeministri Mitsotakis, në orën 14,30 në spitalin Atikon.
Profesor Sotiris Tsiodras në orën 14,45 në spitalin Atikon
Kryetari i parlamentit Konstantinos Tasulas në orën 15,00 spitalin Evangelismos
Janis Varufakis në orën 15,30 në spitalin Evangelismos
Shedi i shtabit të përgjithshëm të FA, Konstantinos Floros në Evangelismos
Mitropoliti i Nafpaktos Ierotheos, ora 17,00 në spitalin Evangelismos.
Po në Evangelismos do të vaksinohen të hënën kryetari i SYRIZAS Aleksis Tsipras, në ora 11,45 dhe ministri i shëndetësisë Vasilis Kikilias.
Në 30 dhjetor sekretari i përgjithshëm i partisë komuniste Dimitris Kutsumbas dhe në 4 janar 2021, kryetarja e KINAL, Fofi Genimata.
Gjithsej 45 zyrtarë në poste të rëndësishme të drejtimit të shtetit dhe të qeverisë do të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit, nga 27 dhjetori deri në 10 janar 2021.