Ashtu si çdo vit, të dielën më 31 mars ndryshon ora dhe bëhet kalimi në orën verore.
Në ora 03,00 të 31 marsit, akrepat e sahatit do të shkojnë 60 minuta përpara, duke treguar se ora është 04,00.
Ora ndryshon gjithmonë të dielën e fundit të marsit (60 minuta para) dhe të dielën e fundit të tetorit (60 minuta mbrapa).
Vihet në dukje se Parlamenti Europian ka miratuar ashtu siç pritej, projektin e shfuqizimit të ndryshimit të orës nga dimërore në verore në Europë, që nga viti 2021.
Sipas vendimit që u miratuar nga PE në Strasburg, qeveritë që duan të mbajnë gjithmonë orën verore do t’i ndryshojnë për herë të fundit akrepat e sahatit të dielën e fundit të marsit 2021, ndërsa ato që dëshirojnë të mbajnë gjithmonë orën dimërore, do t’i ndryshojnë për herë të fundit akrepat e sahatit të dielën e fundit të tetorit 2021.
Shtetet anëtare të BE-së kanë afat të vendosin deri në prill 2020.