0030 210 33 18 483

SYRIZA: Votë për emigrantët në zgjedhjet lokale

Tribuna TV 14 Shkurt 2019

Ndërsa parlamenti grek ka në rend të ditës ndryshimet kushtetuese, në axhendë është përshirë edhe e drejta e votës së emigrantëve në zgjedhjet për pushtetin lokal.

Bëhet fjalë për një të drejtë që u dha në mars të vitit 2010 me “Ligjin Ragousis”, të cilin më pas gjykata e lartë e shpalli si antikushtetues.

Kësaj here, çështja është risjellë për diskutim nga grupi parlamentar i SYRIZA-s, partisë në pushtet.

Më konkretisht, deputetët e SYRIZA-s propozojnë që e drejta e për emigrantët në zgjedhjet lokale, të përfshihet në nenin 102, paragrafi 2, të Kushtetutës së Greqisë.

SYRIZA argumenton që "emigrantët janë bashkëqytetarët tanë, banojnë në lagjet tona, kanë krijuar këtu familjet e tyre, studiojnë, punojnë dhe marrin pjesë në veprimtaritë e ndryshme shoqërore, mirëpo nuk kanë mundësi të bashkëvendosin për të ardhmen e qytetit ku jetojnë. Nuk kanë të drejtën e zgjedhjes dhe të të zgjedhurit në zgjedhjet për pushtetin lokal.

Mirëpo, ndërgjegjësimi politik i tyre, përmes mundësisë së të drejtës së votës së emigrantëve në zgjedhjet lokale, është një nga mjetet më të fuqishme dhe më thelbësore të integrimit".

 

Reagime

Reagimet nga shtypi opozitar, sidomos nga gazeta Dimokratia, ishin të fuqishme.

 “Kryeministria propozon në mënyrë të prerë që në zgjedhjet lokale të marrin pjesë, të votojnë dhe të zgjidhen pa përjashtim gjithë emigrantët dhe refugjatët që jetojnë në vendin tonë”, shkruan gazeta Dimokratia dhe vazhdon:

Partia e ekstremit të majtë dëshiron që t’u japë të drejtë vote të huajve dhe përpiqet me çdo mënyrë t’ua refuzojë këtë të drejtë grekëve që jetojnë jashtë Greqisë.

Me një fjalë. Kërkon të zhdukë kushtetutën, përderisa u heq pushtet qytetarëve grekë për t’iua dhënë të huajve”...

 

Faull...

Në fakt, gazeta bën faull kur thotë që e drejta e votës u jepet pa përjashtim gjithë emigrantëve dhe refugjatëve.

Sepse ligji 3338 / 2010, përcaktonte mjaft qartë se cili emigrant kishte të drejtë të votonte:

Këtë të drejtë e kishin homogjenët, poseduesit e lejes pa afat ose lejes 10 vjeçare, ata që kishin statusin e rezidentit afatgjatë.

Të njëjtët kishin të drejtë edhe të zgjidheshin si këshilltarë, me kusht që të vërtetonin se njihnin në mënyrë të kënaqshme gjuhën greke.

Ndaje me miqte