Sukses i Viktor Zhustit me "Profesionistin"? në Teatrin "Petro Marko"? të Vlorës
ATSH
30 Janar 2023
Në Teatrin “Petro Marko”, të Vlorës, mbrëmë është dhënë shfaqja “Profesionisti”, e cila u rikthye me kërkesë të publikut, pas suksesit që pati në vëniet e para në skenë.
Në rolin kryesor interpretoi aktori brilant Viktor Zhusti si dhe aktorët e Teatrit të Vlorës Astrit Hasani, Artan Islami dhe Matilda Avduli.
“Profesionisti”, një vepër e Dushan Kovaçeviç, u vu në skenë nga regjisori Leka Bungo.
“Profesionisti” një komedi e trishtë, trajton një nga temat më të nxehta të shoqërisë siç është hapja e dosjeve të bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit, një dramë e madhe me ankthet dhe frikërat e së shkuarës, e sjellë në formën e një komedie.
Në të gjitha netët që u vu në skenë, “Profesionisti” mbushi sallën plot, me artdashës e personalitete të artit, të cilët dhanë duartrokitje energjike. Për regjisorin Leka Bungo, ky ishte një rikthim i rëndësishëm pasi pikërisht në Teatrin e Vlorës, nisi rrugën e artit, 56 vite më parë.
Ndaje me miqte