Është aktivizuar sot platforma ku qytetarët do të aplikojnë që të përfitojnë subvencionimin e karburantit.
Pagesa do të kryhet sipas niptit fiskal (AFM) të përfituesit dhe aplikimi do të bëhet me kodet e Taksis netit.
Kështu:
26.4.2022 AFM që mbarojnë me 0 dhe 1
27.4.2022 AFM që mbarojnë 2 dhe 3
28.4.2022 AFM që mbarojnë 4 dhe 5,
29.4.2022 AFM që mbarojnë 6 dhe 7,
30.4.2022 AFM që mbarojnë 8 dhe 9.
Nga data 1 maj e në vazhdim, aplikimet do të mund të bëhen nga të gjithë, pra nuk do të ketë kufizime sipas shifrës së fundit të AFM.
Vlera e subvencionimit është si më poshtë:
30-35 euro për motoçikletat në pjesën kontinentale
35-40 euro për motoçikletat në zonat ishullore
40-45 euro për makinat në pjesën kontinentale
50-55 euro për makinat në zonat ishullore
Poseduesit e mjeteve mund ta përfitojnë subvencionimin me dy mënyra:
1.Përmes kartës elektronike të karburantit që të mund ta konvertojnë vlerën në pikat e karburantit. Vihet në dukje që nëse përdorin smartphone për nxjerrjen e kartës, fitojnë edhe 5 euro të tjera subvencionim.
2.Përmes depozitimit të shumës në llogarinë bankare që do të deklarojnë.
Disbursimi i kompensimit bëhet 2 ditë pune pas miratimit të kërkesës.
Subvencionimin e përfiton çdo person fizik dhe profesionist i lirë që është taksapagues në Greqi, me të ardhura familjare deri në 30.000 euro.
Pra, limiti i të ardhurave është deri në 30.000 euro, kush ka të ardhura familjare me shumë se 30.000 euro nuk e përfiton.
Funksionimi i platformës është mjaft i thjeshtë.
Qytetari futet me kodet e Taksis netit në platformën gov.gr, dhe në rubrikën Politis kai kathimerinotita shtyp Metakiniseis.
Pastaj klikon aty ku thotë Fuel Pass.
Nëse shifra e fundit e AFM-së përkon me datën e duhur, atëherë mund të aplikoni.
Nëse jo, do të dalë mesazhi që Sipas shifrës së fundit të AFM-së shërbimi nuk është i disponueshëm sot.
Në këtë rast do të prisni të vijë dita juaj...