Stoiximan prezanton në Athinë Kupën e UEFA Euro 2024
TV TRIBUNA
21 Mars 2024
Stoiximan, si pjesë e kompanisë Kaizen Gaming që është sponsorja zyrtare e UEFA Euro 2024, prezantoi në Athinë trofeun për të cilin do të ndeshen 24 ekipe europiane në stadiumet e Gjermanisë.
Prezantimi u bë në pallatin Zappeion, duke u dhënë shansin dashmirëve të futbollit të admirojnë nga afër dhe të fotografohen me Kupën që do të ngrejë ekipi fitues i Euro 2024 mbrëmjen e 14 korrikut në stadiumin olimpik të Berlinit.
Kaizen / Stoiximan ishte sponsore e Kupës së Botës Katar 2022, si dhe i Copa America që do të zhvillohet këtë vit në SHBA.
Lefteris Petrounias, Jorgos Printezis, Dimitris Diamantidis, traineri i Olympiakosit Jose Luis Mendilibar dhe veterani Darko Kovacevic ishin disa nga të ftuarit e nderit.
Grupi i “bashekuqëve” të cilët kanë për sponsor Stoiximan plotësohej nga futbollistët Sotiris Aleksandropoulos, Giulian Biancone, Omar Richards dhe Vincente Iborra, ndërsa ishin të pranishpëm dhe kryetari i bashkisë së Athinës Haris Doukas dhe sekretari i përgjithshëm i sporteve, Jorgos Mavrotas.
Zëvendëspresidenti i Stoiximan, Janis Spanoudakis, theksoi se “zgjodhëm këtë mjedis shumë të rëndësishëm historik për sportin grek, sepse ishte mjedisi i parë ku bujtën sportistët në lojërat e para olimpike moderne, në 1896”.
“Para 20 vjetësh u zhvilluan në Athinë lojërat olimpike ndërsa pak më herët ekipi kombëtar fitoi Euron në stadiumet e Portugalisë. Kështu që kjo i jep rëndësi më të madhe prezantimit të këtij trofeu”.
Kostas Galanopoulos, përgjegjës për sponsorizimet i Stoiximan, vuri në dukje se “bashkëpunimi i Kaizen Gaming dhe Stoiximan me UEFA-n për sponsorizim të Euro 2024 na mbush me gëzim dhe krenari, pasi jemi kompania e parë e këtij sektori që lidh një marrëveshje të tillë me UEFA national Team Football për këtë kompeticion kulmor të futbollit”.
Ndaje me miqte