Më shumë se dy muaj pas vënies në zbatim të ligjit për pajisjen me dokumente për cilindo që vërteton qëndrimin 3 vjeçar në Greqi, po dëshmon se ka shkaktuar mjaft interesim tek emigrantët, që po aplikojnë masivisht.
Procedura tashmë dihet:
Nëse dikush disponon dokumente që vërtetojnë qëndrimin të paktën për tre vjet, ajo që i duhet është vetëm një deklaratë përgjegjësie nga një punëdhënës.
Në tekstin e deklaratës, duhet të shkruhet që punëdhënësi angazhohet ta marrë në punë sapo emigranti të pajiset me veveosin blu, që sipas ligjit jepet maksimumi 40 ditë pas aplikimit.
Pas marrjes së veveosit duhet bërë emërimi në punë që pastaj dërgohet në mënyrë elektronike nga platforma e aplikimit dhe i interesuari qëndron në pritje të dhënies së gishtave e më pas të lejes së qëndrimit.
Një nga pyetjet që na bëjnë më shpesh bashkatdhetarët, ka të bëjë me periudhën kohore që duhet të jetë i punësuar te punëdhënësi i vet.
TV Tribuna ju drejtua për këtë dhe pyetje të tjera, drejtori të emigracionit në ministrinë e emigracionit dhe azilit, zotit Mihalis Kosmidis.
Për dikë që mori leje qëndrimi me nenin 193, a është caktuar periudha që duhet të jetë i punësuar tek i njëjti punëdhënës dhe sa duhet të jetë kjo periudhë?
Ne ajo që kërkojmë nga personi që do të aplikojë është që të ketë një ofertë pune e cila do të shndërrohet pastaj në kontratë pune ose me kohë të pjesshme, ose me kohë të plotë, pavarësisht nga kohëzgjatja e kontratës.
Na intereson që ai person, kur të marrë veveosin blu, do të fillojë të punojë te punëdhënësi që paraqiti deklaratën e përgjegjësisë (Ipefthini dilosi), të punojë në mënyrë të ligjshme.
Kështu që nuk ka një kufizim kohor. Pritet që së shpejti të dalë dhe një qarkore e re e cila do të sqarojë gjithë çështjet e tjera që mund të kenë rezultuar për nenin 193. Kështu që besoj se edhe çështjet e tjera do t’i zgjidhë kjo qarkore.
Neni 193 ka përjashtuar personat që kishin aplikuar për leje fillestare para 1 pillit 2023, me shënimin se ata mund të penalizohen dhe për pesë vjet të mos kenë mundësi të aplikojnë për leje qëndrimi. Përse ka hyrë 1 prilli si limit kohor? Zoti Kosmidis thotë se para 1prillit nuk ekzistonte ligji që i penalizon emigrantët që mund të kenë paraqitur të dhëna të pavërteta ose të falsifikuara.
Dikush që ka aplikuar në mars 2023 apo më herët, a mundet të aplikojë me nenin 193?
Përderisa nuk ekziston sanksioni përkatës, ai mund të aplikojë.
- Kush ka veveosi blu për leje fillestare me nenin 193, a mund të udhëtojë për në vendin e origjinës?
Vlen ajo që vlen edhe për gjithë kategoritë e lejeve të qëndrimit, që bën aplikimin për dhënien fillestare dhe ka veveosi të tipit A.
Atëherë, a mundet të udhëtojë?
Po. Por vetëm në vendin e origjinës.
Dikush që aplikoi me 3 vjeçarin po nuk ka pasaportë, si do të mundet të ndjekë ecurinë e aplikimit?
Po shqyrtojmë tani te Poria Fakelou, si mund të përditësohet në mënysrë që me të dhëna të tjera të kërkojë të marrë informacion për aplikimin e tij. Ndodhemi afër zgjidhjes teknike, presim që ditët e ardhshme të aktivizohet aplikacioni.
Diçka si, bashkë me numrin e pasaportës të vendoset edhe numri i aplikimit?
Po. Këtë po shqyrtojmë tani me shërbimin tonë të informatikës.