Partia më e madhe e Opozitës, Demokracia e Re vazhdon të ruajë avantazhin ndaj SYRIZA-s, në kohën që Lëvizja për Ndryshim ka kaluar bindshëm në vendin e tretë.
Kuota që u mundësojnë futjen në parlament kanë siguruar edhe dy parti të reja, ajo e ish ministrit Varufakis dhe “Zgjidhja Greke” e ish deputetit të LAOS-it, Kyriakos Velopulos. Por edhe Uniteti Popullor që kryesohet nga ish ministri i qeverisë së parë Tsipras, Panajotis Lafazanis.
Këto janë gjetjet nga sondazhi më i fundit, që publikohet të hënën në të përditshmen Efimerida ton Syntakton.
Sipas sondazhit, Demokracia e Re merr 34% të preferencës së elektoratit;
SYRIZA – 26%
Dhe Lëvizja për Ndryshim 14%.
Në vend të katërt renditet partia Komuniste me 13%, ndërsa Agimi i Artë rezulton në vendin e pestë, me 9%.
Pasojnë Unioni i Qendrës me 7%, Zgjidhja Greke - 6%, MePA25 (Varufakis) - 5%, Uniteti Popullor (LAE) -5%, ANTARSYA – 5% dhe Grekët e Pavarur - 4%.
Sipas ligjit elektoral grek, caku për futjen në parlament është marrja e 3% të votave.