Siguria rrugore, largohen shitësit ambulantë në aksin Rrogozhinë-Fier
ATSH
07 Gusht 2018
Largimi i shitësve ambulantë në aksin Rrogozhinë-Fier synon rritjen e sigurisë rrugore dhe shmangien e aksidenteve.
Autoriteti Rrugor Shqiptar së bashku me Bashkitë dhe Policitë Bashkiake përkatëse të qytetit të Rogozhinës dhe të Lushnjës, gjithashtu me mbështetjen e Policisë së Shtetit, po vazhdojnë pastrimin e këtij aksi nga shitësit ambulantë.
ARRSh kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për respektimin e rregullave dhe përcaktimeve të kodit rrugor.
Ndaje me miqte