Si veprohet në raste aksidenti me makinë
Dedes & Associates "?? Law Firm
28 Maj 2019
Të jesh drejtues mjeti do të thotë veç të tjerash, që asnjëherë nuk mund të dini se çfarë të papritura mund të ndodhin gjatë udhëtimit tuaj.
Prandaj është mirë që të keni parasysh disa gjëra, për çdo rast.
Çdo ditë komunikacioni rrugor është duke u ndërtuar me standarde moderne, aksidentet përsëri janë të pashmangshme, ku gjithsesi, faktori kryesor është faktori njeri.
Aksidentet rrugore janë të pashmangshme, sado rrugët dhe kushtet atmosferike mund të jenë në nivel të duhur. Njeriu është shkaktari kryesor për aksidentet në komunikacion, qoftë nga pakujdesia, shpejtësia e madhe (e palejuar), humbja e kontrollit, drejtimi i makinës nën efektin e alkoolit e shumë shkaqe të tjera, për të cilat vet njeriu tregohet i paaftë që të evitojë fatkeqësinë.
TË GJITHA AUTOMJETET DUHET TË KENË NJË SIGURACION, ne rast se ndodh një aksident dhe jemi ne fajtorët. Sepse kompania e sigurimit që ne kemi është e detyruar qe të marrë përsipër dëmin dhe shpenzimet, ose të përfitoni ju shpenzimet e mjetit tuaj, në rast se nuk jeni ju fajtori.
Nëse nuk keni siguracion atëherë ju do merrni përsiper çdo shpenzim.
PO NËSE SI PASOJË E AKSIDENTIT KEMI PERSONA TË VDEKUR? NËSE NDODH NJË TRAGJEDI DHE DIKUSH HUMB JETËN?
Në këtë rast, zgjidhja më e mirë është të kontaktoni me një avokat që t’ju këshillojë për çdo lëvizje, sepse gjëja më e vogël mund të jetë e rëndësishme dhe t’ju ndihmojë shumë. Avokati, i cili është një njeri me eksperiencë në këtë fushë dhe ka njohuritë e duhura do t’ju ndihmojë më shumë sesa çdokush tjetër!
SI TË VEPROJ SAPO TË NDODHË AKSIDENTI?
Pas aksidentit është me rëndësi që automjetet e aksidentuara mos t’i lëvizim nga vendi i ngjarjes, por të presim deri sa të vijnë organet e policisë për të kryer ekspertizën policore dhe për të marrë fotografitë nga vendi i ngjarjes.
Në rast se një aksident ka edhe persona të lënduar, mundësisht të gjendet ndonjë automjet tjetër dhe personat të dërgohen në spital.
Automjeti dhe personat tjerë të presin policinë për të dhënë deklarata dhe për të treguar se si ka ardhur deri te aksidenti.
Keni të drejtën gjithashtu në mënyrë të kulturuar t’i kërkoni personit tjeter t’ju tregojnë dokumentat e automjetit, ose patentën ose dhe letërnjoftimin. Që ju të shkruani diku të dhenat e tij para se të vijë policia, për siguri.
Te njëjtën të drejtë e ka dhe personi tjetër ndaj jush.
Gjithashtu, duhet të veproni në rast se personi refuzon t’ju tregojë dokumentat e automjetit, ose të largohet nga vendi i aksidentit.
Në këtë rast duhet që të mabni shënim targën, ose t’i bëni një fotografi. Sepse keni të drejtë të drejtoheni te një avokat dhe t’i hapni një gjyq. Ligjet ju mbrojnë dhe do të kerkojnë personin për ju për të marrë përsipër detyrimet e tij.
Para se të vijë policia që dhe ju të jeni të siguruar, është mirë t’i keni telefonuar avokatit që te jetë edhe ai i pranishem.
Ne rast se nuk do të ketë mundësi duhet që ju të siguroheni që raport i policisë të jetë në origjinal, apo të jetë kopje e vulosur nga ana e policisë, për shkak se të njëjtin raport pala e dëmtuar duhet ta dërgojë në kompaninë e sigurimeve, ku fajtori ka qenë i siguruar, në mënyrë që kompania t’i vlerësojë dëmin në automjet.
Pala e cila nuk është fajtore apo është pjesërisht fajtore për fatkeqësinë, automjetin e dëmtuar pas aksidentit duhet ta mbajë në atë gjendje deri sa të lajmërohet kompania e sigurimeve. Ose më mirë, ju që të jeni më i sigurt, bëni fotografi nga afër, nga pozicione të ndryshme automjetin tuaj dhe ambjentin për t’i patur si prova.
Kjo është e rëndësishme në rast që do ju duhet të lëvizni makinën tuaj të dëmtuar për sigurinë tuaj ose per arsye të ndryshme.
Pala e dëmtuar duhet të kujdeset që në procesin verbal të shënohen të gjitha pjesët e dëmtuara, edhe ato që në shikim të pare nuk vërehen (brenda në motorr, apo në brendësi të automjetit).
Pasi të evidentohen pjesët e dëmtuara, pronari i automjetit duhet të kontaktojë me kompaninë e sigurimeve dhe të njoftohet për vlerësimin e dëmit nga ana e kompanisë.
PO PASI TË THERRASIM DIKË NGA KOMPANIA E SIGURIMEVE, SA SHPENZIME DO TË NA MBULOJË AJO?
Ofertën është më mirë ta bëni në prani të një avokati, ose në mënyrë të shkruar. Që më pas të mundeni ta rishikoni dëmin dhe te gjithë skenën dhe bashkë me avokatin te veproni që kjo shumë dëmshpërblimi të rritet.
Kjo bëhet, pasi ndodh që vlerësimi të mos jetë real dhe oferta të jetë më e vogël nga sa dëmi i shkaktuar, andaj pala e dëmtuar.
Procedura për kompensimin e dëmit të automjetit apo për riparimin e automjetit nga ana e kompanive të sigurimit falë ligjeve në fuqi, është e thjeshtë dhe mjaft e shpejtë.
ÇFARË BËHET NË RAST SE NË AKSIDENTIN NË FJALE KA EDHE PERSONA TË LËNDUAR?
Lëndimet trupore rezultojnë nga më të ndryshmet, duke filluar nga lëndime të lehta e deri në ato me pasoja, apo edhe më e keqja, me përfundime fatale. Për të gjitha rastet e lartpërmendura procedura është e njëjtë:
Sigurohuni që policia të njoftohet saktësisht, se cilët persona janë të lënduar, në mënyrë që secili prej tyre me emër e mbiemër të figurojë në raportin e policisë.
Pasi të evidentohen si persona të lënduar në raportin e policisë duhet të siguroni dokumentacionin mjekësor në origjinal, të cilin e merrni në qendrën e urgjencës spitalore (apo ambulanca).
Edhe kur i siguroni dokumentet e lartshënuara, mund të paraqitet nevoja e sigurimit të ekspertizës së komunikacionit apo të aktgjykimit mbi fajësinë në rastin konkret, prandaj, sigurimin e dokumentacionit të nevojshëm mund ta bëjë avokati.
Avokati e njeh procedurën e kompensimit të dëmit, prandaj, duhet të keni besim tek profresionistët për kryerjen e procedurës, duke pasur parasysh se kompensimi i dëmeve hyn në lëmin e lëndëve civile.
Kompanitë e sigurimeve e kanë shumë më lehtë dhe janë me serioze kur palët përfaqësohen nga avokatët e tyre, pasi kontakti i avokatit me kompaninë e sigurimeve është më i suksesshëm dhe ofertat më të favorshme për palën.
Shumë palë ankohen në procedurë gjyqësore, për shkak të vonesave, andaj avokati duhet të dijë përafërsisht t’ua tregojë të gjitha rrugët e mundshme dhe vonesat që paraqiten për të kompensuar dëmin tuaj. Angazhimi i avokatit ua shpërblen dëmtimin tuaj.
Urojmë të mos ndodhë kurrë, po në rast nevoje komunikoni me zyrën DEDES & ASSOCIATES.
Çdo çështje që na ngarkohet nga klientët tanë, zgjidhet në mënyrën më praktike dhe efikase.
Për çdo informacion mund të shikoni faqen tonë në rrjetet sociale:
http://www.dedeslaw.gr/
https://www.facebook.com/dedeslawfirm
https://twitter.com/dedeslawgr
Dedes & Associates – Law Firm
Numra kontakti: +30 2103621415 (çdo ditë të javës, ora 9:00 -17:00.
Adresa: Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, Athinë
Ndaje me miqte